Njerëzimi do të mund ta kolonizonte Venerën përmes avionëve gjigand diellor

NASA është duke e eksploruar idenë e dërgimit të njerëzve për të jetuar në aeroplanë diellor në atmosferën e sipërme të Venerës.

Auto & Tek

19/12/2014 18:58

Misioni i quajtur “Lartësia e Lartë e Konceptit të Venerës” (HAVOC) do të përdorte anije ajri 130 metra të gjata të mbushura me helium dhe të fuqizuara nga energjia diellore me një kapsulë të vogël që do t’i mbante njerëzit nën të.

Venera nuk është eksploruar kurrë shumë si një destinacion për njerëzit sepse sipërfaqja e saj është shumë e shkretë. Planeti më logjik për hulumtime njerëzore ka qenë gjithmonë Marsi – pasi që është planeti që i ngjanë në njëfarë mënyre Tokës më së shumti në sistemin diellor, transmeton Lajmi.net.

Megjithatë, një ekip i studiuesve në Qendrën për Kërkime Langley janë duke shqyrtuar idenë e dërgimit të njerëzve në Venerë – por jo në sipërfaqen e shkretë, por mbi retë e saj.

Sipërfaqja e Venerës do t’i nënshtronte trupit të njeriut 92 herë më shumë presion se sa në Tokë dhe një temperaturë rreth 500 gradë celcius – mjaftueshëm nxehtë sa për tu shkrirë.

Por, atmosfera e lartë – që është rreth 50km mbi sipërfaqe – ka një presion dhe gravitet të ngjashëm me Tokën. Për më tepër, Venera ka një mbrojtje unike nga rrezatimi diellor – vetëm 40% më shumë se mesatarja e gjetur në Tokë – në krahasim me Marsin ku astronautët do t’i ekspozoheshin një rrezatimi që është 40 herë më shumë se në Tokë, transmeton Lajmi.net.

Venera ka një dobi që është pak më afër Tokës se sa Marsi – duke shkuar atje dhe duke u kthyer pas një qëndrimi një mujor do të merrte më shumë se një vit kohë, por misioni i Marsit do të merrte më shumë se tre apo katër vite.

Do të jetë një sfidë e madhe për t’i dërguar këta aeroplanë në Venerë. Do të duhej që njerëzit të udhëtonin atje duke qëndruar në brendësinë e anijes para se ajo të shpalosej dhe të fryhej përmes heliumit.

E gjitha tingëllon mjaft normale dhe bukur, por duke hyrë në atmosferën e Venerës do të rritej shpejtësia e lëvizjes deri në 7200 metra për sekondë, dhe do të duhej një parashutë për ta ngadalësuar atë, transmeton Lajmi.net.

Do të ishte një proces mjaft i rrezikshëm dhe një proces i komplikuar për ta dërguar një aeroplan të fryrë nga heliumi në këto kushte – përderisa aderimi në Venerë nuk është asesi opsion.

Pas hulumtimeve, plani eventual do të ishte që të ngrihen aeroplan të përhershëm në atmosferën e Venerës për ta kolonizuar atë.