“Një javë kapiten, një javë prapa Kolasinac” – Situata e Ozil tek Arsenal

Mesut Ozil po vazhdon të jetoj ‘krizën’ e tij tek Arsenal, nën urdhrat e Unai Emery.

Sport

04/02/2019 16:46

E ardhmja nuk duket aq e mirë për Mesut Ozil, sipas legjendës Ian Wright, pasi dikur kapiteni i Arsenal tash po e sheh vetën prapa Kolasinac, në mesfushë.

“Një javë kapiten, javën tjetër ai (trajneri) luan një mbrojtës të majtë në mesfushë, para një prej lojtarëve më kreativ tonin” ka thënë Wright, transmeton lajmi.net.

“Nuk duket mirë për të” ka qenë shqetësimi i ishit të Arsenal.

Ozil këtë edicion e ka parë vetën shumë larg një vendi në formacionin bazë, duke mos u përshtatur mirë në taktikat e Unai Emery. /Lajmi.net/