Një i vdekur, 12 të shëruar dhe 66 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton pacientja që para dy dite ndërroi jetë në spitalin “8 shtatori” në Shkup ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Pacientja e moshës 76 vjeçe është shtruar në spital me simptome të virusit korona. Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 45.

Lajme

15/04/2020 15:18

Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 12 pacient nga Shkupi të cilët po kuroheshin në kushte shtëpiake. Numri i pacientëve të shëruar në vendin tonë tashmë shkon në 98.

Në 24 orët fundit prej gjithsej 500 testeve të realizuara, 66 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve rastet janë shënuar në: Shkup-10, Kumanovë-27, Shtip-3, Prilep-4, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-2, Ohër-5, Gostivar-1, Koçani-3 dhe Negotinë-2. Sipas statistikave të fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 974.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste janë regjistruar në:
-Shkup – 339
-Kumanovë – 262
-Dibër – 49
-Shtip-31
-Prilep –89
-Tetovë – 43
-Strugë – 47
-Veles – 36
– Manastir –9
– Ohër –9
-Kavadarci – 3
-Gostivar -10
-Gjevgjeli – 4
-Strumicë – 2
-Kriva Pallankë-4
-Radovish – 4
-Krushevë – 3
-Koçani – 25
-Probishtip – 2
-Kërçovë – 1
-Negotinë -2

Nuk ka pranim të pacientëve të rinj në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Deri më tani në këtë Klinikë janë shtruar 57 pacientë, 14 prej tyre nën terapi të oksigjenit ndërsa 6 janë në ventilim mekanik.

Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 6 pacientë të rinj ndërsa gjithsej ka 34 pacient të shtruar me koronavirus. Në aparat të frymëmarrjes janë 6 pacientë ndërsa 8 pacientë kanë pasqyrë klinike më të rëndë.

Në Spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 5 pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa është marrë material për testim tek tre pacientë. Në këtë Spital prej sot do të mjekohet edhe një pacient nga Ohri. Ky spital po monitoron edhe 8 pacient të cilët po kurohen në kushte shtëpiake.

Në Spitalin e Shtipit po kurohen 8 pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ky spital po monitoron gjendjen e 17 pacientëve të cilët po kurohen në kushte shtëpiake./Alsat