Nikolla Kabashiq emërohet kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nën kryesinë e Kryesuesit Nehat Idrizi.

Lajme

31/10/2017 15:21

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës,  pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Në garë për kryetarë  ishin dy kandidatë: gjyqtari, Nikolla Kabashiq dhe gjyqtari, Tomisllav Petroviq.

Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, gjyqtarin  Nikolla Kabashiq për Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Lajmi.net/