Ngjyra e verdhë në vend të bardhës në sytë tuaj? Shenjat që nuk duhet injoruar

Shëndeti i syve tuaj është mjaft i rëndësishëm, por simptomat në lidhje me to shpeshherë neglizhohen.

Lifestyle

10/07/2019 22:28

Sidoqoftë, një eksperte e syve, njëherësh mami, ka folur në lidhje me atë se çfarë nënkupton ndryshimi i ngjyrës së përreth syve – nga ngjyra e bardhë në të verdhë, transmeton lajmi.net.

“Verdhëza është një gjendje e zakonshme shëndetësore për foshnjat e reja dhe shpesh paraqitet brenda 72 orëve të lindjes”, potencoi mamia.

Sipas saj, simptomat dytësore të problemit janë lodhja, dhimbja e barkut, humbja e peshës, ngjyra e errët e urinës, si dhe jashtëqitja me ngjyrë të zbehtë.

Sipas Cheryl, nuk është gjithmonë e mundur të parandalohet verdhëza, por hapi i parë është të kujdesemi për shëndetin tonë të mëlçisë.

Përkundër kësaj, ekspertja shëndetësore këshillon që të vizitoni menjëherë mjekun, në rast se ngjyra e lëkurës apo syve ndërron pamjen. /Lajmi.net/