Ngjajshmëria e tij me presidentin çeçen, aktori shqiptar: Nuk do guxoja të shkoja në Ukrainë tani

Aktori kosovar, Arjan Hoti, së fundi është përfolur për ngjajshmërinë e tij të frikshme me presidentin e Çeçenisë.

ShowBiz

10/03/2022 09:30

Ramzan Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, është një ndër figurat më me ndikim në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, shkruan lajmi.net.

E aktori kosovar së fundi ka filluar të njihet edhe më shumë, ku shumë njerëz e  bëjnë “tag” në rrjetet sociale.

Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjithë ndjesinë që përjeton kur e krahasojnë me Kadyrov.

“Më kanë shkruar disa persona dhe shpresoj të bëjë një film për të, një film të ruajë rolin e tij. Vetëm të kisha ditur edhe gjuhën, do isha perfekt fare. Me thënë të drejtën nuk do të kisha guxim me shku tani në Ukrainë. Nuk është se kam ndonjë punë, po edhe sikur nuk do kisha shku. Shumica e njerëzve më kanë komentuar, po ashtu të famshëm si Mozzik, Getinjo me të cilët kam raport që më herët, nuk është se më kanë njohur tani nga foto”, u shpreh Hoti./Lajmi.net/