“New Rules” e para në Britani, ja çfarë thotë Dua (Foto)

Një muaj më parë, këngëtarja kosovare që ka arritë famë botërore, Dua Lipa lansoi projektin e saj më të ri me titull “New Rules”.

ShowBiz

19/08/2017 14:14

Kënga po pëlqehet shumë dhe çdo ditë po shënon suksese të reja për të, këtë e tregojnë renditjet në top-lista, shkruan lajmi.net.

“New Rules” është e para në Britani dhe për këtë gjë, këngëtarja ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë të gjithë për çdo lloj mbështetje që kanë bërë për këngën.

Dua po  qëndron në Japoni në kuadër të një turneu, nga ku tha se po shijon jetën. /Lajmi.net/