Nëntë vjet nga debutimi i Messit

Kanë kaluar nëntë vjet prej kur Lionel Messi filloi të shkruajë një histori të re në futboll. Gjatë derbit të qytetit kundër Espanyolit, në minutën e 38-të të ndeshjes, sulmuesi argjentinas bëri debutimin e tij në nivelin profesionist, i inkuadruar në lojë nga trajneri Franck Rijkaard në vend të portugezit Deco. Ishte data 16 tetor…

Sport

16/10/2013 16:00

Kanë kaluar nëntë vjet prej kur Lionel Messi filloi të shkruajë një histori të re në futboll. Gjatë derbit të qytetit kundër Espanyolit, në minutën e 38-të të ndeshjes, sulmuesi argjentinas bëri debutimin e tij në nivelin profesionist, i inkuadruar në lojë nga trajneri Franck Rijkaard në vend të portugezit Deco.

Ishte data 16 tetor 2004. Një datë historikë për Messin, Barcelonën dhe të gjithë të pasionuarit e futbollit.

Messi, në moshë 17-vjeç e 144 ditë, bëri paraqitjen e parë për ekipin senior të Barcelonës, kurse sot, nëntë vjet më vonë është kampion i padiskutueshëm, katër herë me radhë fitues i Topit të Artë, dhe titullar i pazëvendësueshëm te gjiganti katalan, klub ku gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve.

Për golat e tij s’kemi çka të flasim, e dinë të gjithë.