Nënë e bijë apo motra? E ëma Armelës më tërheqëse se bija (Foto)

Disa javë më parë, pasi e bija u bë konkurrente e “Big Brother”, e ëma e saj i kërkoi të gjithëve në një intervistë, që të mos e paragjykojnë Armelën për shkak të rracës, pasi ajo është mulate.

ShowBiz

01/05/2017 20:57

Por përtej ngjyrave, Armela është padyshim një nga vajzat më të bukura të “Big Brother”. Një bukuri e trashëguar nga e ëma, pasi siç e shihni zonja Eglantina është gjithaq e bukur. Po ashtu teksa shikon fotot e të dyjave, shkruan “revistawho.com”, vëren se nënë e bijë janë shumë të lidhura e duken si shoqe me njëra-tjetrën.