Nëna e tij duket si kukull barbi, fotografia pushton internetin

Një nënë që ka shpenzuar rreth $80,000 në operacione estetike, po i trashëgon të birit “dashurinë për plastikën” duke i bërë si dhuratë një operacion hunde për Krishtlindje.

Fun

09/12/2020 23:23

Marcela Iglesias nga Los Angeles ka si idhull ‘Kukullën Barbie’, dhe tashmë po i mëson zakonet e saj të birit Rodrigo. I biri 19-vjeçar duket se nuk pëlqen formën e hundës së tij dhe nëna e ka inkurajuar të bëjë ndërhyrjen “për t’u dukur më bukur” në fotot për mediat sociale, transmeton Lajmi.net.

Marcela thotë: “Ai ka sinjalizuar se nuk pëlqen formën e hundës së tij. Procedura do ta ndihmojë të jetë më i qetë kur del në fotografi.”

Nëna “e kujdesur” vazhdon më tej: “Ai ka provuar disa injeksione Botox në majën e hundës, por ato nuk zgjasin shumë. Më mirë sesa ta bëjë vetë, unë po e inkurajoj, që të mos jetë i zhgënjyer më pas, duke më thënë se nuk i dhashë mbështetje”. /Lajmi.net