Në vendin e punës vdes një person në Leposaviq

Një vdekje aksidentale ka ndodhur të mërkurën në Leposaviq.

Lajme

08/06/2017 13:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fshati, Crveni të  Leposaviq një mashkull serb përderisa ishte duke punuar me një ngarkues të vogël, i njëjti është rrokullisur, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime trupore nga të cilat edhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve./Lajmi.net/