Ndëshkimi fizik e bën fëmijën agresiv

Të qëllosh me shuplakë fëmijët kur bëjnë gabime mund t’i bëjë ata adoleshentë agresivë.

Lifestyle

01/08/2017 20:06

Një kërkim i ri shkencor ka treguar se të vegjlit që janë rrahur nga prindërit kanë më shumë gjasë që të jenë agresivë pas moshës 10 vjeç. Gjithashtu, këta fëmijë ka më shumë mundësi që të mos kenë sjellje të mirë me të tjerët.

Shkencëtarët e Universitetit të Misurit analizuan 1840 çiftë nënë-fëmijë dhe të dhënat u morën përmes sondazheve, vizitave në shtëpi dhe intervistave të mësuesve.

Udhëheqësi i studimit, profesori Gustavo Carlo thotë: “Rezultatet tona tregojnë se mënyra se si i trajtojnë prindërit fëmijët në moshë shumë të vogël ndikon në sjelljen e tyre kur të rriten. Është shumë e rëndësishme që prindërit të heqin dorë nga ndëshkimi fizik”. /Lajmi.net/