Ndërprerje apo vazhdim i Rock am Ring?

Festivali legjendar "Rock am Ring" u ndërpre të premten (02.06) për shkak të alarmit për sulm terrorist. 80.000 vetë u larguan brenda një gjysëm ore. Të shtunën vendoset për vazhdimin e koncertit apo pezullimn e tij.

ShowBiz

03/06/2017 09:44

Festivali legjendar i muzikës “Rock am Ring” në Gjermani u ndërpre të premten në mbrëmje në Nyrburgring, sepse policia kishte të dhëna për një rrezikim nga një sulm terrorist. Rreth 80.000 vetë duhet të largoheshin nga koncerti pas ndërprerjes së tij.

Deutschland Rock am Ring wegen terroristischer Bedrohung unterbrochen (picture-alliance/dpa/T. Frey)

Sipas organizatorit, Marek Lieberberg njerëzit e lanë sheshin brenda një kohe të shkurtër të qetë e nuk pati probleme gjatë evakuiimit. Brenda një gjysëm ore njerëzit u larguan, u shpreh Lieberberg. Qeveria e landit të Renani-Pfalcit e konfirmoi rrezikun për një sulm terrorist. Organizatorët shpresojnë që festivali të vazhdojë të shtunën./DW