Murale e re në sheshin “Skënderbe” në Shkup, përfshihen figurat kombëtare shqiptare (Foto)

Në murale janë përfshirë shumë nga figurat kryesore të historisë sonë kombëtare, nga Skënderbeu te Nënë Tereza, Adem Jashari, e shumë të tjerë, shkruan KultPlus.

Lajme

15/07/2017 23:02

Në sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, tek monumenti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, në krye të Çarshisë së Shkupit, është duke u realizuar një murale e re. Në murale janë përfshirë shumë nga figurat kryesore të historisë sonë kombëtare, nga Skënderbeu te Nënë Tereza, Adem Jashari, e shumë të tjerë.

Inaugurimi i kësaj morale pritet të bëhet në ditët në vazhdim, ndonëse ishte paralajmëruar se do të përfundonte në fund të muajit maj. Ky shesh, ku punimet kanë kohë që kanë filluar, pritet të jetë sheshi më i madh i Shkupit.