Mungesa e rrymës ç’rregullon krejt Prishtinën: Kaos në komunikacion pa semaforë

Mosfunksionimi i semaforëve në disa rrugë të kryeqytetit, sot kanë shkaktuar kolona të gjatë të automjeteve, duke sjellë kështu edhe rreziqe për aksidente. Udhëkryqi që lidhë rrugët “Bulevardi Bill Klinton”, me rrugën “Agim Ramadani dhe “Eqrem Çabej”, dhe mosfunksionimi i semaforit ishte shkak i kolonave të gjata, përkundër faktit se aty u panë edhe zyrtarët…

Lajme

08/10/2022 16:08

Mosfunksionimi i semaforëve në disa rrugë të kryeqytetit, sot kanë shkaktuar kolona të gjatë të automjeteve, duke sjellë kështu edhe rreziqe për aksidente.

Udhëkryqi që lidhë rrugët “Bulevardi Bill Klinton”, me rrugën “Agim Ramadani dhe “Eqrem Çabej”, dhe mosfunksionimi i semaforit ishte shkak i kolonave të gjata, përkundër faktit se aty u panë edhe zyrtarët policorë.

Kurse, një rrezikshmëri edhe me e madhe ishte tek udhëkryqi që lidhë rrugën “Agim Ramadani”, me rrugët “Fehmi Lladrovci dhe “Xheladin Rekaliu”, pasi edhe aty i gjithë komunikacioni zhvillohej pa semaforë.

YouTube player