MTV EMA këtë të dielë, këtu mund të votoni për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA mbahet me 6 nëntor në Rotterdam të Holandës.

ShowBiz

03/11/2016 20:34

Dy shqiptaret e njohura në botë, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë marrë sivjet nominime në ceremoninë e MTV EMA.

Bebe Rexha është nominuar për herë të parë në këtë ceremoni, në kategorinë e artistes më të mirë dhe Best Push, ku është nominuar edhe Dua Lipa.

Rexha, në kategorinë e artistit më të mirë të ri, konkurron krahas DNCE, Lukas Graham, Zara Larsson dhe The Chainsmokers, ndërsa Dua Lipa në kategorinë e saj ka Alesia Cara, Halsey, Jonas Blue, Elle King e artistë të tjerë.

Lipa dhe Rexha kanë mbajtur këtë vit koncert në Tiranë, të dyja, dhe secila duket se ka sjellë emocionin e saj ndër shqiptarë. Bebe Rexha së fundmi ka sjellë “In the Name of Love”, ndërsa Dua Lipa pret ta publikojë albumin e parë në shkurt të vitit tjetër.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA mbahet me 6 nëntor në Rotterdam të Holandës. /KultPlus

Linku ku mund të votoni Dua Lipën
http://tv.mtvema.com/_/dua-lipa

Linku ku mund të votoni Bebe Rexha
http://tv.mtvema.com/_/bebe-rexha