Mozaik kek

Përbërësit:

Lifestyle

03/06/2017 13:50

4 vezë
2 gota sheqer
1 gotë qumësht
3 lugë të gjellës jogurt
gjysmë gotë vaj vegjetal
1 lugë të gjellës kakao
1 pluhur pjekje
2.5 gota miell

Hapat:

Fillimisht sheqerin me vezët i tundim në një enë, pastaj përveç kakao ia bashkangjesim përbërësit e tjerë.Gjysmën e glazurës së përgatitur e derdhim në enën e pjekjës ndërsa pjesës tjerë të mbetur ia hedhim kakao dhe e përziejmë mire pastaj ia bashkangjesim glazurës tjetër.Kekun e pjekim në temperaturë 175 gradë celsius për 40-45 minuta, kontrollimin se a është pjekur e bëjmë me pirun.