Moussa Dembele mund të përfundojë te Arsenali

Arsenal në afatin kalimtar do bëjë disa përforcime të shumta që edicionin tjetër të garojnë për të siguruar top katër.

Sport

13/05/2021 14:59

Dyshja sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette mund të shiten në verë, në mënyrë që të vijnë disa sulmues të tjerë, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve në Angli, Arsenal do provojë sërish të nënshkruajë me sulmuesin Moussa Dembele.

Francezi ishte shënjestër e “Topçinjve” para se t’i bashkohej “Los Rijoblancos” gjatë verës.

Sidoqoftë, Dembele ka luajtur shumë pak nën urdhrat e Diego Simeone dhe Atletico nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes.

Dembele do rikthehet te Lyon dhe Arsenal ka besimin se do arrijë marrëveshje me klubin francez./Lajmi.net/