Motoçikletë me motor Maserati V8, ja sa kushton

Motori V8 i Maseratit bën një makinë të fluturojë me 400 km/orë. Po një motoçikletë?

Auto & Tek

26/06/2016 17:33

Ludovik Lazareth është një francez i njohur për modifikime të çmendura motorësh e makinash. Për çmendurinë e fundit ai ka vendosur një motor V8 Maserati 4700 cc, me 470 kuaj fuqi, në një motoçikletë.

Teknikisht, LM847 është me katër rrota. Të vendosura pranë njëra-tjetrës, ato mundësojnë që në kthesë të anohet deri në 30 gradë.

Lazareth thotë që nuk e zgjodhi motorin Maserati vetëm për fuqi, por edhe sepse dukej bukur. Blerësit mund ta porosisin një të tillë sipas dëshirës për 217 mijë dollarë.