Morena kujton nënën e ndjerë për 8 mars: Nëse trëndafilat rriten në parajsë, le të vendosen te krahët e nënës sime

Këngëtarja shpesh rikujton nënën e saj përmes postimeve të shumta dhe festave.

ShowBiz

08/03/2021 11:34

Edhe sot në ditën e gruas, Morena Taraku ka shkruar një dedikim prekës për nënën e saj të ndjerë, shkruan lajmi.net.

Duke publikuar një fotografi të qiellit dhe ka shkruar disa fjalë emocionuese.

“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj qe e dua dhe më mungon. Urime dita e nënave”, ka shkruar Morena duke i venë edhe një emotikon teksa shfaqen nënë e bijë duke u përqafuar.

Ndryshe, artistes shqiptare i ka ndërruar nëna vite më parë dhe është rritur vetëm me babain e saj./Lajmi.net/