Mjekra e vitit 2014! (Foto&Video)

Më shumë se 300 burra nga nëntë vende të ndryshme janë mbledhur në Portland të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, ku është mbajtur Kampionati Botërore për mjekrën më të mirë për vitin 2014.

Lajme

27/10/2014 15:37

Mjekra më e bukur për vitin 2014 u shpall ajo e Madison Rowley, ndërsa çmime morën edhe 17 pjesëmarrës të tjerë për mjekrat dhe mustaqet e tyre të veçanta të vlerësuara nga juria.   

Interesimi i qytetarëve për të ndjekur këtë aktivitet argëtues ishte dukshëm më i madh se sa vitet e kaluara, raporton BBC, transmeton lajmi.net.