Mitovicë: Një 24 vjeçari i konfiskohet një pistoletë

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arritur të identifikojë një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Lajme

20/04/2016 16:02

Kjo gjë është arritur mbi bazën e informacionit të siguruar përmes rrugëve operative të zyrtarëve policor, me ç’rast është arrestuar i dyshuari M.G, 24 vjeçar dhe është konfiskuar një pistoletë.

Arrestimi ka ndodhur sot në rrugën “Arta” në Mitrovicë.

Ndaj të dyshuarit  është iniciuar procedurë penale për ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’ dhe me urdhër të prokurorit, pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.