Ministria e Punës dërgon 360 punëkërkues në Gjermani, ftoheni të aplikoni

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar marrëveshje  Bashkëpunimi me GIZ për dërgimin e së paku 360 punëkërkuesve dhe kompanive që merren me përpunimin e tekstilit në Gjermani. Nga nesër fillon aplikimi, njofton lajmi.net

Lajme

02/04/2017 14:08

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Lexoni njoftimin e plotë të Abrashit:

Javën e kaluar nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA

Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit

Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta.

Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që nga neser të aplikojnë për këtë mundësi.

Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjajshme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj.

(Foto nga arkivi)