Ministri Ismaili: 100 mijë euro për modernizimin e pajisjeve në Klinikën e Neonatologjisë!

Klinika e Neonatologjisë është bërë me një set të gjerë dhe modern të pajisjeve. Bëhet fjalë për një investim të mbi 100 mijë euro ku janë blerë inkubatorë, infratavolina, aspiratorë, fototerapi, flometra për oksigjen.

Lajme

19/10/2018 16:10

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Mbi 100 mijë euro pajisje moderne për Neonatologjinë. 7 inkubatorë,1 inkubator transportues,5 Infratavolina për ruajtjen e temeperaturës së foshnjave,40 aspiratorë etj. Shpejt edhe tjera pajisje në vlerë 100 mijë euro që kujdesit për foshnjat të mos i mungoj asgjë.#FëmijëtTëParët”, ka shkruar ministri Ismaili. /Lajmi.net/