Ministri i Financave, dënon sulmin ndaj oficerëve doganorë në Podujevë

Ministri i Financave Avdullah Hoti dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj oficerëve të Doganës së Kosovës gjatë kontrollimit të mallrave në terminalin doganor të Podujevës. 

Lajme

16/01/2015 22:09

Në këtë terminal, oficerët doganorë janë sulmuar nga persona të ndërlidhur me mallrat në procedurë të kontrollit, pasi që zyrtarët e shtetit gjetën parregullsi në mallrat e deklaruara. 

“Rasti i grushtimit të oficerit doganorë në terminalin doganorë të Podujevës nga njerëz të papërgjegjshëm nuk do të tolerohet. Lufta ndaj kontrabandës ka filluar dhe do të thellohet. Sot isha në vizitë në Dogana dhe ata do të kenë gjithnjë mbështetjen për të kryer punën e tyre si duhet. Të gjitha institucionet qeveritare do të jenë në ndihmë të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës për të luftuar informalitetin dhe kontrabandën. Evazioni fiskal dhe ikja nga taksat është krim”, shprehet ministri Avdullah Hoti.