Ministri Hasani: Do t’i mbrojmë prodhuesit vendorë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se në këtë mandat qeverisës do të angazhohet për fuqizimin e bizneseve në Kosovë duke mbrojtur prodhimin vendor.

Lajme

30/10/2017 21:49

Ai ka theksuar se do të angazhohet edhe për zhvillim të konkurrueshmërisë së sektorit privat nëpërmjet zhvillimit industrial dhe përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re, Hasani ka arsyetuar edhe vendimin e tij për ta vendosur tarifën për miellin nga Serbia.

Ai ka treguar se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të çmimeve të damkuara dhe, sipas tij, në një masë të konsiderueshme është dëmtuar industria vendore e miellit.

Ministri Hasani ka thënë se prioritet i tij do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë.