Ministri Hamza dhe ambasadori gjerman, flasin për bashkëpunim ekonomik

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Lajme

01/02/2018 11:49

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, e në veçanti në fushën ekonomisë dhe financave.

Në këtë takim u fol edhe për realizimin e projekteve të financuara nga shteti gjerman, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Ministri Hamza falënderoi Ambasadorin Heldt për përkrahjen e shtetit dhe Qeverisë gjermane si në aspektin ekonomik, financiar dhe atë politik dhe theksoi se kjo ndihmë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Heltd për zhvillimet buxhetore si dhe për implementimin e projekteve të cilat dalin si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, theksoi se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfË-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman. Gjithashtu  shtoi se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesim Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ec drejt integrimit evropian./Lajmi.net/

 

 

.