Millosheviqi përpiqej të krijonte miqësi me Amerikën, por u dogj në Kosovë

Sociologu i njohur dhe analist politik serb, Sllobodan Antoniq, zbulon disa aspekte të panjohura të politikës së ish liderit serb Sllobodan Millosheviq dhe thekson se ka pak njohuri në opinion, për atë, se kasapi i Ballkanit gjatë viteve të nëntëdhjeta përpiqej që të krijonte miqësi me Shtetet e Bashkauara të Amerikës. 

Lajme

26/01/2015 12:47

Në një intervistë për “Nedeljnik”, Antoniq duke folur për librin e tij, kushtuar ish të akuzuarit për krime lufte nga ndejtësia ndërkombëtare në Hagë, thotë se Millosheviqi u dogj në Kosovë, pasi nuk mund të hiqte dorë prej saj, sepse atje ishte rritur politikisht, transmeton lajmi.net. 

Në një intervistë për revistën javore serbe, Antoniq thotë se “Millosheviqi kishte një listë të prioriteteve, dhe në atë listë Krajina Serbe në Kroaci, sigurisht se nuk ishte në krye. Ai si prioritet të parë kishte ruajtjen e paqes në federatën Serbi – Mali i Zi, prioriteti i dytë ishte Republika Serbe në Bosnje e Hecergovinë, ndërsa serbët e Kroacisë renditeshin në vendin e tretë”. 

Ajo që është pak e njohur, sipas Antoniqit, Millosheviqi ishte përpjekur seriozisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, që të krijojë miqësi me SHBA-të, por këtë nuk arriti ta bëjë me sukses. Ai ra në Kosovë, dhe pikërisht ishin amerikanët ata që luajtën rolin kryq në rrëzimin e tij. (lajmi.net)