Milan Skriniar arrin marrëveshje me PSG-në

Milan Skriniar mund të cilësohet si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. Gjatë afatit kalimtar të verës PSG shfaqen shumë interesim për mbrojtësin e Interit, por nuk arritën të akordohen me klubin nga Serie A. Megjithatë, duket se lojtari do kalojë në Ligue 1 në qershor. Sipas raportimit nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano,…

Sport

29/01/2023 13:05

Milan Skriniar mund të cilësohet si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.

Gjatë afatit kalimtar të verës PSG shfaqen shumë interesim për mbrojtësin e Interit, por nuk arritën të akordohen me klubin nga Serie A.

Megjithatë, duket se lojtari do kalojë në Ligue 1 në qershor.

Sipas raportimit nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Skriniar ka nënshkruar tashmë si lojtar i Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.

Sllovaku do kalojë në ‘Parc des Princes’ në afatin kalimtar të verës, si një transferim i lirë.

Paris Saint-Germain ka dorëzuar një ofertë hapëse për të arritur marrëveshjen me Skriniar në janar, por Interi dëshiron një tarifë prej 20 milionë euro.

Andaj ata do të duhet ta presin mbrojtësin deri në verë, për të marrë shërbimet e tij./Lajmi.net/