Migjen Basha befason me klubin e ri

Migjen Basha ka vendosur destinacionin e ri.

Sport

06/07/2018 09:07

Në Itali e duan shumë skuadra me Salernitanën e Claudio Lotitos që qëndron në radhë të parë, por e ardhmja e Migjen Bashës sipas të gjitha gjasave do të jetë larg gadishullit Apenin.

I larguar nga Bari në përfundim të këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është në kërkim të një skuadre të re por pavarsisht interesimit të disa klubeve të Serisë B për të, Basha do të provojë një eksperiencë të re në një tjetër kampionat.

Ish-lojtari i Lucernës kërkohet nga Maccabi Haifa në Izrael.

Te Bari 31-vjeçari përfitonte 300 mijë euro në sezon ndërkohë që në Izrael te Maccabi Haifa, Basha do të përfitojë 100 mijë euro më shumë pra 400 mijë euro në vit.