Michael Owen flet për Cavanin, beson se do të shënojë suksese të mëdha me Man United

Michael Owen ka dhënë disa komente për Edinson Cavanin.

Sport

26/10/2020 09:40

Cavani bëri disa minuta me fanellën e Manchester United, në ndeshjen kundër Chelsea, ku ‘Djajtë e Kuq’ luajtën baras.

Pas ndeshjes, Michael Owen ka thënë se numri 7 i ri do të mund të ketë sukses në ‘Old Trafford’, duke vlerësuar se lëvizjet e Edi Cavani janë fantastike.

“Më pëlqejnë lëvizjet e këtij djali, ai është tipi im i sulmuesit”, ka thënë Owen, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai do t’i frikësojë mbrojtësit. Përderisa United kanë presionin në kundërshtarin. Harkojnë. Ai është sulmues i zonës së rreptësisë që bën vrapime të mira”, ka shtuar anglezi.

Uruguaiani erdhi te Man United gjatë merkatos së kaluar dhe mori numrin 7, fanellë kjo që rëndon më shumë te lojtarët e United. /Lajmi.net/