‘Metamorfoza nga Suzana’, emisioni që do të ndryshojë jetën e shumë grave (Video)

‘Metamorfoza nga Suzana’ është emision reality shou më i ri që do t’i shtohet numrit të emisioneve kosovare.

ShowBiz

28/09/2017 20:52

Në këtë emision,  do të bëhet transformimi i pamjes së një personi përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve, ndërhyrjeve të ndryshme estetike dhe aftësimit profesional, shkruan lajmi.net

I drejtuar nga dizajnerja Suzana Mushkolaj ky emision tashmë ka bërë një transformim interesant.

Fjala është për një grua 42 vjeçe dhe nënë e 3 fëmijëve e cila jeton në komunën e Obiliqit. Ajo është një grua e thjesht por shumë punëtore.

Përkujdesjen ndaj familjes dhe të tjerëve e kishte gjithmonë prioritet dhe për këtë arsye ajo veten e saj la anash. Ekspertët vullnetarisht pranuan të kontribuojnë në transformimin e saj.

Ndryshimet e saj kanë qenë ndërhyrje dentale, humbja e peshës, stili i të veshurit, grimit dhe flokëve. Rezultatet ishin të mahnitshme! Ishte vërtet shumë emocionuese ndryshimi i Lumnijes për të si dhe familjarët e saj. Ajo gati nuk e njohu veten.

Asaj i’u dhurua edhe një bursë nga parukeri dhe grimerja e mirënjohur Kaci dhe Sellma për një kurs profesional gjashtë mujor.

Më poshtë mund ta shihni ndryshimin e saj./Lajmi.net/

YouTube player