Meizu M6S me 4 dhe 6GB RAM debuton së shpejti

Meizu M6S ishte prezantuar fillimisht në CES gjatë muajit janar. Pajisja thuhej se do të vijë me 3GB RAM dhe 32GB memorie. Tani me sa duket Meizu dy variante të këtij modeli, njërin me 4GB RAM dhe tjetrin me 6GB RAM.

Auto & Tek

03/03/2018 13:12

 

Këto dy pajijse të reja janë zbuluar kohët e fundit në TENAA, pjesa tjetër e specifikimeve mbetet e njëjtë dhe do të përfshijë një ekran me 5.7 inç që shfaq një rezolucion HD + me 1440 x 720 pikselë, plus është mundësuar nga një procesor i Samsung, Exynos 7872.

Specifikimet tjera në telefon përfshijnë një kamerë frontale me 8 megapiksel për Selfie, plus një kamerë tjetër të pasme me 16 megapikselë për foto dhe video.

Ende nuk ka detaje se kur do të fillojnë të dalin në shitje këto modele të reja të telefonave.