Media italiane: 19-vjeçarja kosovare e arrestuar në Itali ishte e martuar me Kujtim Fejzullahun

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova e cila u arrestua nga autoritetet italiane në mëngjesin e së mërkurës në Itali, rezulton të jetë gruaja e Kujtim Fejzullahut, të arrestuarit për sulmin terrorist të kryer në Vjenë të Austrisë vitin e kaluar.

Lajme

17/11/2021 09:58

Siç raporton agjencia e lajmeve italiane ‘Adnkronos’, hetimet e kryera nga inteligjenca italiane mësuan se 19-vjeçarja ishte radikalizuar në moshën 16-vjeçare, përcjell lajmi.net.

Për të njëjtën thonë se ishte martuar me të akuzuarin për terrorizëm nga Kosova, Kujtim Fejzullahun, vitin e kaluar në Gjermani me rite fetare.

E dyshuara për terrorizëm portretizohet si përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik nga agjencia italiane e lajmeve. Për të thuhet se kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët.

Për të njëjtën mediet italiane raportuan në mëngjes se ishte arrestuar nga forcat italiane nën dyshimin e pjesëmarrjes në organizata terroriste. /Lajmi.net/