Medhi Benatia në Premierligë?

Arsenal po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

08/11/2018 11:40

‘Gunners’ janë të interesuar të sjellin një emër të ri në fazën e mbrojtjes.

‘Sky Sports’ raporton se Arsenal po konsiderojnë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Juventusit, Medhi Benatia.

Reprezentuesi nga Maroku nuk po gjen hapësira në formacionin e Allegrit me Bonuccin dhe Chiellinin të paprekshëm në mbrojtje.

31 vjeçari Behnatia gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Romës, Bayern Munich dhe Udineses./Lajmi.net/