“Mbylli sytë” nga Blero arrin milionëshin e parë

Këngëtari Blero Muharremi një javë më parë ka lansuar projektin e tij të ri.

ShowBiz

21/11/2017 13:00

Bëhet fjalë për këngën ‘Mbylli sytë’ të cilën ai e solli të shoqëruar me videoklip, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë u publikua në version të ri  po pritet mirë nga publiku.

Për pak ditë nga lansimi, “Mbylli sytë” ka arritur shifrën prej 1 milionë klikimesh, e këtij fakti padyshim që i është gëzuar Blero.

Por, ai nuk është ndalur me kaq dhe të shtunën ka publikuar këngën e re që e solli në bashkëpunim me Kolë Oroshin, kënga mban titull “Një ditë” dhe po pëlqehet shumë nga publiku. /Lajmi.net/

YouTube player