Mbushja e buxhetit me çdo kusht, irriton tregtarët

Dhjetëra tregtarë po protestojnë në këto momente përpara ndërtesës qendrore të Doganave të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me trajtimin që po ua bën ky institucion, sidomos gjatë muajve të fundit.

Lajme

22/04/2014 12:51

Biznesmenët po mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme në duar, ndërkohë që bëjnë thirrje që Dogana e Kosovës të mos i maltretojë, por t’ju krijoj lehtësira për qarkullimin e mallrave të tyre.

Protestuesit akuzojnë Doganën e Kosovës për ndryshimin e politikave në punë, me qëllim mbushjen me çdo kusht të Buxhetit të Kosovës.