Mbijetesa e fisit të egër në Amazonë kërcënohet nga Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro bëri fushatë premtimesh për të sjellë zhvillim në Amazonë. Ai ka si qëllim që të ndërtojë diga hidroelektrike, që do të shndërrojnë lumenjtë e Amazonës në energji të lirë dhe të besueshme.

Bota

27/08/2019 09:17

Ndërsa Brazili lufton përmes një stanjacioni të zgjatur ekonomik, tërheqja ndaj  Amazonës është rritur, madje disa shkencëtarë paralajmërojnë se zhvillimi do të përshpejtojë shpyllëzimin në rritje.

Bolsonaro dekretoi se 15 përqind e territorit të Brazilit është e rezervuar për fiset autoktone, që përbëjnë më pak se 1 milion njerëz.

“Le t’i integrojmë këta qytetarë dhe t’u sjellim vlera të gjithë brazilianëve,” shkroi ai në Twetter.

Pesëmbëdhjetë qindra milje larg Brasilias, fisi Munduruku vëzhgoi i trembur idetë e Bolsonaros.

Fshati i tyre, që ndodhet pranë lumit Tapajos ishte afër një dige të propozuar që do të përmbyste shtëpitë e 100 njerëzve dhe shkatërronte mënyrën e tyre të jetës.

Fisi në fjalë krenohej me një histori të qëndrueshmërisë. Në shekullin e 16-të, ai pushtoi rivalët fqinj, duke vendosur kokat e tyre të dekapitalizuar në shkopinj si trofe.

Perandoria Munduruku shtrihej në të gjithë luginën e lumit. Edhe topat dhe armët e Portugezëve nuk i  detyruan ata që të nënshtrohen. Por ata po përpiqen që ta kuptojnë këtë kundërshtar të ri. Fisi luftoi ndërtimin e digës nën presidentët e njëpasnjëshëm brazilian për 10 vjet, raporton Top Channel.

Ata morën një fitore në vitin 2016, kur agjencia e rregullimit të mjedisit në Brazil vendosi që projekti të  pezullohet.  Shefi i fisit Juarez Munduruku mori telefonatën nga Brasilia: Nuk do të ketë asnjë digë – tani për tani.

“Ne ishim të lumtur, por ne gjithmonë jetojmë me atë dyshim, që në çdo moment, qeveria mund ta vendosë projektin përsëri në tryezë,” tha ai. Kjo frikë është mprehur në muajt e fundit. Z. Bolsonaro dëshiron të shpejtojë licencimin e mjedisit për digat më të vogla hidroelektrike.