Mattia Perin vazhdon kontratën me Juventusin

Portieri italian, Mattia Perin ka vazhduar kontratën me Juventusin.

Sport

14/04/2022 21:17

Perin ka nënshkruar një zgjatje kontrate me gjigantin italian, deri në vitin 2025.

Këtë e ka konfirmuar ‘Zonja e Vjetër’, më anë të një deklarate në faqen zyrtare.

“Mattia Perin ka rinovuar kontratën e tij me Juventusin, një marrëveshje që e lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2025.

Lajm i mirë për Mattian, por edhe për gjithë ne. Perin iu bashkua Juventusit në vitin 2018 dhe pas një periudhe të shkurtër në ish-klubin Genoa nga janari 2020 deri në verën e vitit 2021, u rikthye bardhezi”, thuhej në deklaratë, përcjell lajmi.net.

Italiani ka pasur 17 paraqitje në të gjitha garat me Juven, duke mbajtur portën e paprekur në tetë takime gjithsej./Lajmi.net/