Marrëveshja Rama-Basha, Nishani: Nuk u shkel Kushtetuta

Ndërkohë që shumë nga partitë e vogla janë deklaruar kundër marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Presidenti Bujar Nishani ka dalë në mbrojtje të saj.

Lajme

29/05/2017 20:38

Në një intervistë të dhënë për “VOA”, Nishani është shprehur se në marrëveshjen Rama-Basha, Kushtetuta e vendit nuk është shkelur.

Ndërkohë presidenti është ndalur edhe në lëndimet e mbështetësve të  opozitës gjatë tubimit të parë të saj elektoral, për të cilat është shprehur se pret hetimin e plotë të shkaqeve dhe që kjo fushatë elektorale të zhvillohet e sigurtë.