Marrëdhënia e çiftit Ronaldo – Georgina në krizë, thonë mediat portugeze

Cristiano Ronaldo është nga ata futbollistë për të cilët flitet gjithmonë. Edhe pse tashmë ai është zhvendosur në Arabinë Saudite, thashethemet për të dhe familjen e tij nuk kanë munguar. Ronaldo dhe Georgina po jetojnë pa polemika, megjithëse zakonisht qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme. E fundit vjen nga televizioni portugez, ku thuhet se…

Sport

21/04/2023 18:42

Cristiano Ronaldo është nga ata futbollistë për të cilët flitet gjithmonë.

Edhe pse tashmë ai është zhvendosur në Arabinë Saudite, thashethemet për të dhe familjen e tij nuk kanë munguar.

Ronaldo dhe Georgina po jetojnë pa polemika, megjithëse zakonisht qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme.

E fundit vjen nga televizioni portugez, ku thuhet se portugezi duket i lodhur nga bukuroshja e njohur.

Kështu, shenjat e një marrëdhënie jo të mirë mes tyre janë të qarta sipas programit televiziv portugez “Noite das Estrelas”, në kanalin CMTV.

“Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e ngecur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano ka filluar ta shohë këtë histori jo qesharake. Nuk bën asgjë përveçse shpenzon, shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelet e Cristianos. Ajo e vendos veten në një piedestal dhe atij nuk i pëlqen aspak” – tha Daniel Nascimento, gazetar dhe bashkëpunëtor i programit./Lajmi.net/