Mark Zuckenberg fton të gjithë ta lexojnë librin islam “Mukaddima” të Ibn Khaldun-it

''The Muqaddimah'' e cila përkthehet si ''The Introduction'' ose ''Hyrja'' - ''Mukaddima'' është shkruar në vitin 1377 nga historiani musliman Ibn Khaldun.

Fun

03/03/2018 12:34

Është një përpjekje për t’i larguar paragjykimet e të dhënave historike dhe për të gjetur elementet universale në përparim të njerëzimit, transmeton lajmi.net

Qasja revolucionare shkencore e Khaldunit në histori e bëri atë një nga etërit e sociologjisë moderne dhe historiografisë.

Kjo vepër konsiderohet si filozofi e historisë, e cila padyshim është vepra më e madhe e këtij lloji në të gjitha kohërat, sipas Encyclopedia Britannica.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, ka thënë për këtë libër:
”Është një histori e botës, e shkruar nga një intelektual që ka jetuar në vitet 1300. Fokusohet në atë se si rrjedh shoqëria dhe kultura, duke përfshirë krijimin e qyteteve, politikës, tregtisë dhe shkencës. ”

Për Zuckenberg, ”The Muqaddimah” është libri më i pëlqyer, prandaj ai i fton të gjithë që ta lexojnë. /Lajmi.net/