Mario Dedivanovic debuton me markën e tij të kozmetikës

Marka e Marios fillimisht ka të bëjë me sytë.

ShowBiz

22/09/2020 12:10

Ideatori që qëndron pas pamjes ikonike të Kim Kardashian po sjell markën e tij të grimit më 1 tetor, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Marka e kozmetikës e Mario Dedivanovic ka qenë prej kohësh në prodhim, saktësisht për dy dekada.

https://www.instagram.com/p/CFZPwzdBXhy/?utm_source=ig_embed

 

Grimieri i famshëm, i cili është i njohur për punën e tij ikonike me Kim Kardashian West, Kate Bosworth, Gabrielle Union dhe më shumë, filloi me markën aty ku e kishte filluar punën si adoleshent, tek Sephora.

Tani, Dedivanovic feston 20 vjetorin e karrierës së tij si artist profesionist i grimit dhe vjen me markën e tij, “Makeup nga Mario”, produkte që do të mund t’i shohim në rastet e “Sephora” nga 1 tetori.

“Vendosa që doja të bëja grim në mendjen time si 17-vjeçar. Sephora është vendi ku filloi ëndrra ime. Është vendi ku unë do të shfaqja dhe ëndërroja që do të bëja diçka domethënëse dhe ta bëja nënën time krenare,” tha Dedivanovic.

“Kështu që vetëm mendimi për këtë kur shkoj atje dhe do të shoh se jam në rafe është thjesht … thjesht nuk mund ta besoj”, shton ai.

Fillimisht, ai dëshironte të fillonte me produkte të syve, përfshirë paletat, furçat, e shumëçka tjetër.

“Është një preferencë ei mja, është më e pastër për mua dhe më pëlqen t’i bëj sytë”, shton grimeri. /Lajmi.net/