Maqedonasit dhe serbët assesi të pajtohen që shqip do të flitet në Kuvendin e Maqedonisë

Mediat e Serbisë po përcjëllin me vëmendje zhvillimet në Maqedoni, e sidomos kur ka lidhje me shqiptarët.

Lajme

06/05/2017 19:49

Partia e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka thënë se me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar ka filluar ‘realizimi i platformës së Tiranës’, transmeton lajmi.net

B92 këtë deklaratë e ka vendosur në ballinën e saj, duke shtuar se Zaevi po akuzohet për tradhti ndaj Maqedonisë.

“Talat Xhaferi ka njoftuar se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin, dhe Kuvendi i Maqedonisë do të jetë i treti në rajon, i cili do të udhëhiqet në gjuhën shqipe”, ka thënë Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO janë tejet të shqetësuar edhe me vendosjen e flamurit shqiptar në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

“Talat Xhaferi ka deklaruar publikisht se nuk e ka ndërmend për ta hequr flamurin shqiptar nga zyra”, kanë thënë nga partia tashmë opozitare në Maqedoni.

Talat Xhaferi në mesin e shumë polemikave dhe dhunës, u zgjodh kryetari i i Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill.

Kjo pas një marrëveshje politike ndërmjet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti. /Lajmi.net/