Maqedonasi që i mashtroi shqiptarët për 300 mijë euro

Një agjenci private, që merrej me emigrim në Kanada, Australi dhe Zelandë të Re, dyshohet se nga shkurti deri në qershor ka mashtruar të paktën 500 persona në Tiranë, nga një shtetas shqiptar me origjinë nga Maqedonia. 

Lajme

17/07/2014 20:29

Burime të policisë së Tiranës bënë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi Vasko Pop Ganov, me origjinë nga Maqedonia.

Shuma që mësohet se mund ta ketë fituar jashtëligjshëm nga shqiptarët është rreth 300 mijë euro.

Rreth 60 persona kanë kallëzuar se janë mashtruar me një shumë prej 600 euro secili nga agjencia e punësimit me emrin “HELP EMIGRATION”, me përfaqësues ligjor  Vasko Pop Ganov, 47 vjeçar, i lindur dhe banues në Maqedoni, për arsye se do t’i nxirrte vizë rezidente për në Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. Zyra ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Aktualisht, nga hulumtimi i ‘NEWS24’ rezulton se 47-vjeçari maqedonas kishte në përdorim dy pasaporta dhe prej 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, duke marrë edhe paratë me vete. Policia pas marrjes së kallëzimeve ka nisur hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Vasko PopGanov përdorte tek aplikuesit emrin e rremë Michael V. Popgonoff.