Mallra higjienike kontrabandohen nga Shqipëria

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj një tentim kontrabande nga Republika e Shqipërisë, ku në një furgon janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave higjienike të fshehura.

Lajme

14/02/2014 10:51

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj një tentim kontrabande nga Republika e Shqipërisë, ku në një furgon janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave higjienike të fshehura.

“Pas selektimit të këtij automjeti oficerët Doganor kanë pyetur vozitësin se a ka mallra për të deklaruar. Ai ishte përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar . më pas ka filluar edhe kontrolli i detajuar i furgonit, dhe pas kontrollit kemi hasur në mall të fshehur në disa pjesë të ndryshme të furgonit si në dyert e brendshme, tek goma rezervë, nën ulëse etj”, thotë Dogana e Kosovës.

“Personi me këtë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore duke shkelur nenin 279 të Kodit të doganës dhe akcizës, ku edhe mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit dhe ndaj personit është hapur procedura kundërvajtjes”, thuhet në komunikatën e Doganave të Kosovës.