Malazezët alarmojnë autoritetet shtetërore: Nuk lejojmë të bëhet pazar me atdheun tonë

Banorë të fshatit Velikë, në afërsi të kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës kanë protestuar pasi thonë se nuk do të lejojnë zhvendosjen e kufijve as për një metër në dëm të Malit të Zi.

Lajme

22/02/2018 10:52

Arsyeja për tubimin protestues është ankes – marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi.

Banorëve të iu bashkuan përfaqësues edhe nga vendbanimet Murinë e Brezovicë dhe fshatrat Shekullar e Kalludra, dërguan mesazh se nuk do të lejojnë zhvendosjen e kufirit as për një metër në dëm të këtyre zonave , si dhe të Malit të Zi, transmeton lajmi.net.

Qytetarët atje kërkuan nga autoritetet shtetërore që ta shpjegojnë në hollësi aneks-marrëveshjen të cilën, siç shprehen ata, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e nënshkroi “thuaja në fshehtësi”.

Kryetarët e bashkësive lokale të Murinës e të Velikës, Branisllav Otasheviq dhe Marinko Boshkoviq dje kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të lëshojnë qoftë edhe një inç të territorit të tyre, duke aluduar në Çakorr, raportojnë mediat malazeze.

Ata argumentuar do të lejojnë të bëhet pazar me atdheun e tyre dhe se çështja e kufirit ishte gjithashtu cështje e mbijetesës së tyre në ato hapësira.

Velika është fshat që njihet për gjenocidin që kryen aty gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat okupuese të Divizionbit “Princ Eugen” dhe të policisë vullnetare të Kosovës – “Vullnetarëve”, ndërsa vendbanimi Murinë u bombardua nga forcat ajrore të NATO-s më 1990 ku u vranë 6 civilë, duke përfshirë  edhe 4 fëmijë.

Më 16 shkurt, presidentët i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe i Kosovës, Hashim Thaçi,  nënshkruan në Podgoricë deklaratën e përbashkët me të cilën i bën thirrje Parlamentit të Kosovës që të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin. /Lajmi.net/