Makinat elektrike të ‘Nissan’-it, kjo është e meta e tyre

Disa studiues të sigurisë kanë ngritur alarmin se disa makina të ‘Leaf Nissan’ mund të hakohen shumë lehtë, duke bërë që sistemi i kondicionimit dhe aplikacionet e drejtimit të thyhen pa problem.

Auto & Tek

26/02/2016 01:09

Eksperti i sigurisë, Troy Hunt, tha se ka një ‘krisje’ të aplikacionit të automjeteve elektrike të kësaj marke. Kjo sipas tij përbën rrezik të madh pasi të dhënat e drejtuesve dhe ato të udhëtimit vidhen me lehtësi.

Hunt tha se i dha kompanisë një muaj kohë për ta ndrequr gabimin para se ai ta bënte publike si çështje. Megjithatë, problemi ka mbetur ende i pazgjidhur.

Për çështje imazhi, ‘Nissan’-i tha se siguria e makinave të saj nuk është e kërcënuar./lajmi.net