Lypës me licensë: Qyteti suedez me një ligj të ri

Një qytet në Suedi është i pari në vend që do të kërkojë pajisjen me leje të posaçme për të lypur, duke u kërkuar të gjithë lypësve në rrugë të paguajnë rreth 23 euro për të marrë licensën.

Bota

05/08/2019 17:06

E vlefshme për tre muaj, licensa mund të përfitohet duke plotësuar një formular online ose në një stacion policie, si dhe kërkon një kartë identiteti të vlefshme.
Kushdo që do të kapet duke lypur në Eskilstuna, në perëndim të Stokholmit, pa licencë, ka për t’u përballur me një gjobë që shkon deri në 400 euro, transmeton “Tch”.

Skema që hyri në fuqi nga 1 gushti, sipas këshilltarëve lokalë, ka si qëllim të burokratizojë lypjen si dhe ta vështirësojë atë.

Ndërkohë, televizioni shtetëror STV raportoi se aplikime për tetë licenca ishin dorëzuar në Eskilstuna gjatë fundjavës, ndërsa tre qytetarë të BE- së që lypnin në qendër të qytetit pa licencë ishin informuar për ligjin e ri dhe më pas larguar nga policia.