Luftimi i korrupsionit, ende nën ”llupën” e BE-së

Zyrtarë të Komisionit Evropian (KE) kanë deklaruar se ende janë duke e vlerësuar nëse Kosova e ka përmbushur kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme

Lajme

05/07/2018 08:00

omisioni Evropian (KE) pritet që deri në mesin e javës së ardhshme të publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zyrtarë të KE-së kanë thënë për gazetën Zëri se vlerësimi për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.

Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi ata thonë se është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme si Franca, Gjermania, Holanda, Suedia e Austria.

Ata thonë se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund t’i forcojë subjektet politike të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian.

Prandaj sipas njohësve të integrimeve, vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret deri pas zgjedhjeve për PE-në, të cilat mbahen në majin e vitit të ardhshëm.